Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së prof.dr. Palokë Berisha

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi do të organizojnë Orë përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të prof.dr. Palokë Berisha, në respekt të jetës, veprës, kontributit për çështje kombëtare, për arsimin shqip në Malin e Zi dhe atë shoqëror në përgjithësi të prof.dr. Palokë Berishës.

Ora përkujtimore do të mbahet të enjtën, më 21.03.2024, me fillim në ora 09:00, në QKI-Malësia, Tuz.