Axhoviq i pa përcktuar për afatet në të cilat do të binin ndryshime për statusin e Komunës Malësisë

Komuna Urbane e Tuzit do të shqyrtojë të gjitha dispozitat e projekt-vendimit për ndryshimin e Statutit të Kryeqytetit, e cila është në shqyrtim publik deri më 9 shkurt dhe pas analizës së plotë, nëse për këtë ka nevojë do t’u dërgojmë sugjerimet dhe komentet tona, deklaroi për “Dan” Kryetari i KU të Tuzit Abedin Axhoviq.

Axhoviq potencoi se është e rëndësishme të theksohet se organizimi i organeve komunale, metodat e tyre të punës dhe vendimmarrja, financimi dhe çështjet tjera të rëndësishme për funksionimin e komunës rregullohen  me statutin e komunës, e jo me statutin i kryeqytetit.

“Miratimi i dokumenteve pritet të bëhen deri në fund të muajit mars, për qytetarët e Komunës Urbane të Tuzit dhe Golubovcit, kjo gjë do të jenë veçanërisht e rëndësishme për shkak se më në fund do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëqeverisje lokale, pra të jenë komuna në Kuader të Kryeqytetit” deklaroi Axhoviq.

Axhoviq, nuk dëshiroi të komentojë nëse punohet gjë në drejtim të zgjedhjes së çështjes së statusit përfundimtar të Komunës së plotë të Tuzit, deri në fund të majit, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) dhe DPS-së.

A.Camaj