Ministri Zenka vizitoi sot KU të Tuzit

Tuz – Malësi ( 13.02.2017)  – Sot, ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, vizitoi KU të Tuzit, me ç’rast bisedoi me kryetarin e Komunës Urbane të Tuzit, z.Abedin Axhoviq me bashkëpunëtor.

Në konferencë për gazetarët,  Ministri Zenka , foli për situatën politike dhe hapat të cilët po i ndërmarrin në realizimin e marrëveshjes së koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” (Forca-UDSH-ASH), për komunën e plotë të Tuzit, që pritet të votohet  në seancën  pranverore të parlamentit të Mali të Zi.

Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit z.Abedin Axhoviq, falënderoi Ministrin Zenka, për vizitën që i bëri Komunës urbane të Tuzit.

Si ministri ashtu edhe kryetari i KU, u shprehën se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në aspektet tjera politike dhe ekonomike për zhvillimin e kësaj Komune.

Malesia.Org