Siç shkruan e përditshmja “DAN” dhe njofton TV BOIN, dje ishte afati i fundit për klubet e këshilltarëve në Kuvendin e KU të Tuzit, për të emëruar anëtarët në Komisionin për hartimin e statutit të komunës së Tuzit, si komunë në kuadër të kryeqytetit. Lidhja Demokratike, si duket është e vetmja kundër implementimit të ligjeve diskriminuese, sidomos para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme, prandaj edhe refuzoi pjesmarrjen në Komisionin përkatës.
Sipas të të njëjtit burim, kryetari i Klubit të kësaj partie z. Nikollë Camaj, ndër të tjerat ka thënë se Statutin nuk mund ta aprovojë Kuvendi në këtë përbërje dhe se ligjet, me të cilat Tuzi shpallet Komunë e Kryeqytetit, mund të implementohen vetem pas zgjedhjeve, pra vetem kur Kuvendi të ketë 32 këshilltarë. Ne e kemi kundershtuar aprovimin e këtyre ligjeve, por jemi të vetdishëm se nuk mund t’i suspendojmë ato, prandaj as nuk duam të marrim pjesë në shkeljen e tyre. Në këtë Komision, sipas nesh, mund të marrin pjesë vetem Iniciativa Qytetare dhe Partia Boshnjake, si promoter të kësaj zgjidhjeje për Tuzin, por jo edhe PDS-ja, UDSH dhe ASH, të cilët sipas deklaratave kanë nënshkruar një marreveshje për Komunë të plotë, e cila sipas tyre duhet të realizohet deri me 31 maj. Në veçanti nuk e pres që pjese e grupit punues të jetë Alternativa Shqiptare, e cila menjeherë pas nesh ishte edhe kundershtarja kryesore e kesaj lloje komune, ka thënë Camaj.
Ndërkohë, siç shkruan Dan, këshilltari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, ka pranuar që të jetë anëtar i Komisionit për hartimin e Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit.
Siç deklaron Sinishtaj, propozimi i tij ishte që anëtarë të komisionit të jenë juristë me profesion, në mënyrë që të bëjë një akt sa më të vlefshëm.
Për ne të tjerët mbetet vetëm të hamendësojmë se në cilin statut dhe për ciilin status po angazhohen të zgjedhurit tonë politikë. Për zgjedhjen e votuar para dy viteve, apo për atë që, sipas disave, pritet të votohet me 31 maj. Këtu, përsëri po i vjen era hile!
Albert Camaj