Kosova feston 9 vjetorin e Pavarësisë

Portali MALESIA.ORG

Urime 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ditë e madhe jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por gjithë shqiptarëve kudo janë.

E gëzofshi lirinë e fituar me gjakun e dëshmorëve, Betimi i të cilëve u realizoftë deri në fund! 

Betimi ushtarak i pjesëtarëve të UÇK-së:

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”