Intervistë e shkurtë për KODEX, Mali i Zi
Shumëçka u mungon qytetarëve të Malësisë. Pushteti u ka premtuar shumë investime, por kanë mbetur vetem premtime. Projekte të shumta kapitale kan mbetur pa u realizuar.
Funksionari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj, thotë se Malësisë i mungojnë çerdhja për fëmijë, tregu i gjelbër, palestra sportive, rruga anësore, drejtime rrugësh, trotuare, kanalizimi, varrezat e qytetit, repartet për përpunimin e fruteve dhe perimeve etj.
“Qytetarët e Malësisë janë të privuar nga këto për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë së qeverisë, por dhe për shkak të sjelljes servile e kalkuluese të përfaqësuesve tanë”, thot Camaj.
Camaj thotë se qytetarët e Malësisë vështirë do t’i fitojnë ato që u nevoiten dhe që u janë premtuar vite me radhë.
Ai shpjegon edhe arsyen:
“Me këtë sistem vlerash, vështirë të besohet se qytetarët e Malësisë do t’i fitojnë ato që u takojnë. Posaçërisht kur dihet se të gjitha këto u premtohen para zgjedhjeve, dhe qytetarët në asnjë mënyrë nuk duan ta kuptojnë se nëse askush nuk skuqet nga gënjeshtrat e mashtrimet, është e vështirë të ndryshohet gjë”, është i qartë Camaj.
Lidhur me pyetjen se kur Malësia mund t’i fitojë përmbajtjet e nevojshme për një jetë normale të qytetarëve të saj, ai përgjigjet:
“Do t’i fitojë atëherë kur në pushtet të sjellim punëtorë dhe jo servilë e parazitë, kur te kuptojmë se ato na takojnë dhe se nuk janë dhuratë e PDS-së, kur ta kuptojmë se nuk mund të na shantazhojnë “me qellime më të larta” dhe me gjoja “shpetimin e shtetit”, kur ta kuptojmë se pushteti më i keq i mundshëm është pushteti i hajdutëve dhe i të korruptuarve”, përfundoi Camaj