Të martën më 21 shkurt 2017, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar kanë zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Komitetet të pavarur të ekspertëve të Këshillit të Evropës për Gjuhët Regjionale dhe Gjuhët e Pakicave.
Takimi është zhvilluar në mjediset e Komunës Urbane të Tuzit nga Keshilli Kombetar kanë marre pjesë: Faik Nika – sekretari i Këshillit, Bujar Hasangjekaj – nënkryetar i Këshillit, Mr. Haxhi Shabani – gjuhëtar, anëtare i Komision për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe, Albert Camaj – anëtar i Këshillit dhe Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe.
Në takim është raportuar për gjendjen aktuale të përdorimit të gjuhës shqipe në administratë dhe sfera të ndryshme të jetës publike në ato vende ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si në: të folurit në institucionin e Komunës, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet edukative, në media , në kulturë , në administratë, në shërbimet publike, në sferën ekonomike dhe sociale.
Në fundë të takimit është rënë dakort që Këshilli Kombëtar të punoj një dokumet me problematikat që ndeshen në përdorimin e gjuhës shqipe në institucione dhe jetën publike dhe ti dorzohet përfaqësuesve të Komitetit të pavarur të ekspertëve të Këshillit të Evropës për Gjuhët Regjionale dhe Gjuhët e Pakicave
Shërbimi për Informim i Këshillit Kombëtar