Martin Berishaj merr çmimin “Ambassador of Knowledge”

Sot ne pallatin rezidencial Brdo pri Kranju ne Slloveni, nën përkujdesjen e kryeministrit slloven dr Miro Cerar, Life Learning Academy në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit të Republikës së Sllovenisë, në ceremoninë vjetore, nderuan me çmim prestigjioz “Ambasador i dijes”(Ambassador of Knowledge), prof. dr. Martin Berishaj.

Titull ky qe u ndahet, promotorëve të dijes në fushën e shkencave shoqërore për suksese të jashtëzakonshme në këtë lëmi.

Në këtë ceremoni të organizuar në Brdo pri Kranju përpos personaliteteve të shquara të jetës politike dhe shkencore të Sllovenisë dhe Evropës, morën pjesë edhe personalitete nga rajoni i Ballkanit perëndimor.