Shoqata Horizonti nxjerr librin “Toleranca dhe Bashkëjetesa fetare te shqiptarët”

Në kuadër të aktiviteteve të veta, për ruajtjën e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare, Shoqata HORIZONTI (me qendër në Guci) nxori librin “TOLERANCA DHE BASHKËJETESA FETARE TEK SHQIPTARËT”.

Libri përbëhet nga disa pjesë, konkretisht, pjesa që merret me  kronologjinë historike të përhapjes së feve tek shqiptarët, me traditën e tolerancës e bashkëjetesës fetare tek shqiptarët, deri në ditët e sotme, si dhe pjesa hulumtuese, ku është e paraqitur edhe anketa të cilen e ka realizuar kjo Shoqatë, rreth çështjës së tolerancës e bashkëjetesës fetare tek populli ynë.

Ky libër ka një rëndësi të veçantë për kohën tonë, sepse promovon tolerancën dhe bashkëjetesën fetare tek populli ynë, si dhe hulumton gjendjën e sotme në shoqërinë shqiptare, rreth kësaj çështje! 

Me punën e tyre, realizuesit e këtij libri, janë munduar t’i paraqesin edhe problemet e shqetësimet me të cilat ndeshet sot shoqëria në këto aspekte, si dhe mendimet, se çfarë do duhej bërë, që të menjanohen pengesat e shfaqjet të cilat  mund e rrezikojnë tolerancën e bashkëjetesën ndërfetare, e cila vlersohet si nje nga vlerat më të rëndësishme për popullin tonë.

Në pjesën e fundit të librit janë publikuar edhe rezultatet e anketës (pyetësorit), të realizuar në bazë të anketimit në shumicën e territoreve shqiptare.

Botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi.

Shoqata HORIZONTI  është një Organizatë Joqeveritare, e formuar në vitin 2014 , në Guci, dhe merret me aktivitete , që kryesisht kanë të bëjnë me ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar në këto treva (edhe më gjërë), si dhe mbrojtjën e të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në trevat shqiptare në Mal të Zi.
Ndër të tjera, deri tani kanë realizuar dy libra, dhe ky ishte libri i tyre i parë.

Albert Camaj