Statusi i Komunës së Tuzit: Diskutim publik deri më 15 korrik

Është hartuar statuti i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit dhe ky akt është në diskutim publik deri më 15 korrik, njofton RTCG.

Sjellja e këtij aktit juridik ka qenë obligim vitin e kaluar pasi që janë ndryshuar një sërë ligjesh dhe është caktuar forma e re e Qeverisjes lokale – Komuna në kuadër të kryeqytetit.

Kryeqyteti ka qenë i obliguar që prej më herët të miratojë statusin me të cilin Tuzi dhe Zeta trajtohen si komuna në kuadër të kryeqytetit në vend të komunave urbane.

Tuzi gjatë këtij viti e ka ndryshuar statusin në komunë të plotë, por ky ligj do të hyjë në fuqi në shtator të vitit 2018. Brenda një viti do të mbahen zgjedhje në Podgoricë, Tuz dhe Zetë.

Pra, Tuzi-Malësia nga komuna urbane ka ndërruar statusin në Komunë të Kryeqytetit, për të kaluar në Komunë të plotë, ndërsa statusi i komunës së kryeqytetit end nuk është jetësuar edhe pse ai do duhet të ishte jetësuar nga viti i kaluar. Ndërsa në anën tjetër statusi kalon në komunë të plotë, e që do duhet të implementohet nga shtatori i vitit 2018.

Prandaj, këto veprime dhe shumë të tjera, me arsye bien në dyshim manovrimet politike rreth statusit që është aktual për më shumë se dy dekada.

Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj, ka deklaruar se statuti i Komunës do të gjendet para Këshilltarëve në mbledhjen e parë të Kuvendit e cila do të mbahet në Korrik. /MALESIA.ORG/