Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në New York, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqën Pashkën, të bijat Noren dhe Linen, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjërë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte nje nder aktivistet me te dalluar te fondacionit “Vendlindja Thrret” e cila grumbulloj fonde te shumta per perkrahjen e Ushtris Çlirimtare te Kosovës. Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo me angazhim për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi.
Prelë Sinishtaj i takon gjeneratës së parë të emigrantëve nga Malësia, të cilët erdhen pa njohur gjuhë as rrugë, u gjeten mjaft mirë, donëse me sakrifica të shumta, por arritën të mëkëmbin vehten dhe të ndihmojnë familjet e varfëra në vendlindje. Arriti në SHBA, së bashku me motrën Lezen e kushrirën Colen, si i ri pa i mbushur 20 vjetë, posa kishte kryer shkollen e mesme në Gjimnazin e Ulqinit në gjeneratën me Sabri Gjonin, Zef Camaj, Ded Dedvukaj etjere dhe pas nji vit studimesh në Universitetin Kosovës ne Prishtinë-degen e Historise. Edhe pse i ri, Prela dijti të kujdeset për motër e kushrirë, t’i perkrahe e t’i ndihmojë ato, dhe në anën tjetër të jet prezent kudo që mblidheshin malësorët.
Edhe pse e mori botën në sy shumë i ri, ai ruajti dashurinë e pastër për Pashkën, të cilën e kishte njohtuar, qëkur kishte filluar studimet në Kosovë, e solli atë në Amerikë dhe krijoi një familje të mrrekullueshme, me të cilën patën dy vajza.
Personalisht Prelën e njoha qëkur isha fëmi, mirëpo njoftimin e plotë e arrita vetëm këtu në New York, ku na përpjeku fati i përbashket i mërgimit, fati i kërkesës së një jete më të mirë, por edhe fati i ikjes nga një sistem totalitar, i cili shqiptarëve u jepte tepër pak shpresë. Te gjith ata qe e kan njoh Prelen, e dijn se Prela kurr nuk e duroi padrjetësinë. Kurr nuk u pajtua me atë që nuk i dukej e drejtë, kurr nuk mundi të përkrahë, apo edhe të thojnë një fjalë të mirë për atë që nuk i pëlqente, apo nuk ia donte zemra. Prela nuk mshefte emocionet e veta, ishte shum i haptë në shoqëri dhe kjo ndonjëher edhe kushtoi me ‘humbjen’ e ndonjë shoku, por të cilët gjithnjë i ktheheshin mrapa, duke e njohur pastërtinë e shpirtit të tij. Duke e njohur si njeri pa intriga dhe pa të keq ndaj askujt. Te gjith e dinim se pamvarësisht nga situata dhe ceshtja per te cilen flitej, nje gje ishte e pakontestuashme, Prela mbi të gjithe e donte shqiptarine, punoj dhe u angazhua me gjitha mundësite e tij deri ditën e fundit te jetës së tij.
Prandaj, me mall kujtojmë sot këtë njeri, i cili shumë shpesh na bënte edhe të qeshim; lodhjen na e kthente në gaz. Por kur ishin temat serioze, natyrisht u jepte rëndësinë e duhur. Për Prelën do të ndihet mungesa shumë gjatë; me siguri deri sa të jetojë gjenerata jonë, gjenerata që e gjithmonë e dëshironte takimin me të.
Edhe me dukjen e tij, me paraqitje markante, Prela tërhiqte vemendjen, edhe të të panjohurve, saher gjindej në mesin e tyre, si në demnstrata ku tuboheshin edhe njerëz që nuk njihen ndër veti. Ne udhëtimet e shumta të tij si dhe ne vendin e punës se vet, Prela gjithnji angazhohej të edukoj të huajit për shqiptarët dhe novojat e tyre. Mund ta thom se Prela ishte një ambasodor i mrrekullaushem për gjith shqiptarët në trojet e veta etnike. I njohur në gjithë komunitetet e ndryshme të gjith shqiptarisë, kështu që kur përmendej emri i tij, medohej në malësorët besnikë, e kur përmenëdshin malësorët, shumë nga të tjerët kujtonin burrin e thinjur para kohe, fjala e të cilit kishte pesh dhe zënte vend. Prandaj, Prela do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm ne që e kishim mik, apo ne që e kishim bashkmalësor, por të gjithëve që e njihnin dhe paten pun me te.
Në fund dua të ceki se brenda vitit Prela humbi nënën e pastaj edhe vëllain Kolën, me të cilin ishte i lidhur pa masë. Ndoshta kjo edhe e ligësoi edhe më, kështu që, edhe pse thonë se njeriu duron ma shumë se guri, si duket zemra e Prelës nuk mundi të duronte më, por dërëzoi betejen e tij te fundit.
I perjetshem kjoft kujtimi në ty Prelë N. Sinishtaj-Pushofsh në paq!