Me lot në sy, De Biasi: Nuk jam më trajner i kombëtares

Dje tranjeri i Kombëtares Gianni De Biasi, konfirmoi se pas eliminatorëve për Botërorin “Rusi 2018” largohet por sot ka marrë një vendim të papritur. Në një konferencë bashkë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, De Biasi ka deklaruar se që sot nuk do të jetë më pjesë e kombëtares, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Që nga dita e sotme nuk jam më trajner i Kombëtares Shqiptare. Dëshiroj të theksoj se që nga dita e sotme do të largohem nga drejtimi skuadrës përfaqësuese duke mos pasur një ekip me të cilin të punoj. Po largohem me shumë vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka mbaruar. Falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillim e projektit të Shqipërisë që na çoi në rangun e 22 të FIFA-s”, tha De Biazi para gazetarëve.

Ndërsa Presidenti i FSHF-së, Duka deklaroi se nuk mendon që cikli i De Biasit me kombëtaren tonë kishte përfunduar.

 

“Unë nuk mendoj që cikli i De Biasit ka mbaruar. Unë kam pritur gjithmonë fundin dhe më pas kam diskutuar për kontratën, pasi kam menduar që negociatat dëmtojnë qëllimin. Kam besim të patundur që De Biasi ka qenë trajneri më i mirë i kombëtares dhe që ka pasur suksesin më të madh deri më sot. Unë e falenderoj dhe miqësia jonë do të vazhdojë, ndoshta edhe më e fortë”, deklaroi Duka.

Në lidhje me trajnerin e ri, Duka tha: “Që sot do të nis të mendoj për pasardhësin. Opsionin e trajnerit shqiptar kurrë nuk e kam përjashtuar. Do të diskutoj me stafin teknik të federatës dhe do të dalim me një qëndrim të pjekur se kush është më e mira për ekipin kombëtar. Nuk jam ende i vendosur për strategjinë që duhet të ndjekim për të ardhmen”.

*Nga Gianni De Biasi

Kjo eshte nje faqe e pervojes time profesionale ne Shqiperi qe kurre nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjate dhe deshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do te jem me Trajneri i kombetares sone!

Do te ndalem ketu sepse deshiroj te mendoj per te miren dhe rritjen e Ekipit.

Besoj se e kam permbushur detyren time, e cila me ka lejuar mua per te nxjerre nga keta djem ato cilesi qe ne te kaluaren e afert kane bere te mundur te jetojme Endrren Europiane!

Ate enderr e cila qe ne ndeshjen e pare ne Gjeorgji, nepermjet asaj letre te hapur kisha kerkuar te ngulitja ne koken e tyre dhe ne zemren e tyre!

Eshte nje zgjedhje profesionale shume luftarake, e veshtire! Uroj qe te arrini ta kuptoni, edhe pse jo te gjithe mund ta pranojne! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kenaqesish dhe kemi arritur rezultate me te vertete te rendesishme qe shume i konsideronin te pamundura.

Gjate gjithe kesaj kohe kam punuar gjithmone me pasion te madh, me nje entuziazem te ri fale edhe rezultateve dhe euforise ngjitese e te gjithe shqiptareve , ne Atdhe dhe atyre te shperndare neper bote!

Impenjimi i perditshem, perpjekja per t’ju  transferuar djemve nje mentalitet te ri, nje mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshem se bashku me gazetaret tuaj, i mediave per t’iu kaluar nje komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qene nje pune e detajuar me te vertete vazhdimisht e mundimshme, nganjehere dhe e bezdisshme!

Deshiroj te theksoj se sot largohem nga udheheqja e Kombetares, duke mos patur nje ekip ne te cilin te punoj, nderkohe qe gjate ketyre viteve gjithmone kam rezistuar ndaj tundimeve te ofertave te punes, duke ditur qe vendi im ishte ne udheheqjen e djemve tane drejt nje rritje te qendrueshme ne drejtim te realizimit te tyre.

Pas Europianit isha vendosmerisht i bindur qe mund te permiresonim me tej dhe se pervoja qe patem gjate tre ndeshjeve ne France, do te na lejonte nje rritje te metejshme globale.

Dhe keshtu do te jete, por me nje Trajner te ri!

Po largohem me veshtiresi por i vetedijshem qe cikli im ne kete grup ka perfunduar dhe qe mund ti jape rastin atij qe do me zevendesoje, te njohe djemte ne kater ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni te falenderoj te gjithe ata qe bashkepunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqiperise qe na ka cuar te jemi ne vendin e 22 te Ranking Fifa, qe na ka mundesuar te mundim Norvegjine jashte shtepise, te fitonim dhe barazonim kunder Frances dhe te fitonim kunder Portugalise, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund per te arritur endrren tone …

Deshiroj me kete rast te falenderoj publikisht ata te cilet me dhane kete mundesi te madhe , Presidentin Armando Duka, qe gjithmone me ka mbeshtetur dhe me ka dhene Letren e Bardhe( la Carta Bianca) per te vepruar ne rolin tim si Perzgjedhes!

Nje falenderim te perzemert te gjithe djemve qe gjate gjithe kesaj kohe kane qene pjese e Ekipit, faleminderit per gjithshka qe me keni dhene, qe keni dhene per fanellen tone!

Eshte nje pervoje qe me ka pasuruar si ne aspektin profesional ashtu dhe ne ate njerezor, me keni befasuar me perkushtimin tuaj dhe perfshirjen tuaj ne sfiden tone!

Faleminderit te gjithe bashkepunetoreve te mi, vecanerisht Paolo Tramezzani, shok udhetimi qe nga dita ime e pare ne Shqiperi , gjithmone i gatshem per te me mbeshtetur  i palodhshem ne punen ne terren dhe ne shume udhetime per te takuar lojtaret talente rinj!

Albertos qe ka ndjekur pergatitjen dhe rekuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithe stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtaret se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe te madhit Fatos Kademi nje punetor i palodhur!

Te gjithe njerez te cmuar dhe madheshtore Ekipi!

Per te gjithe njerezit qe punojne ne Federate, qe nuk dallohen por qe bejne nje pune te vlefshme per rezultatin perfundimtar!

Falenderoj ne menyre te vecante te gjithe tifozet tane te perkryer, lojtari yne i dymbedhjete.

Gjithmone te gatshem te na ndiqnin kudo me flamuj e me zemer.

Cdo gje ne funtboll , ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerezve qe ne keto pese vite e gjysem te bukura pata fatin ti takoj!

Tani fara eshte mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, perkujdesjen dhe punen e te gjitheve do te dije te jape fruta te shkelqyera!

Mirenjohje, Gianni De Biasi!”

Tags: , ,
  • Sytki Ndrecaj

    Faleminderit Xhani de Biazi për gjithçka që keni bërë për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Me emocionet që na dhuruat gjatë kompeticionit Europian 2016 ju na kujtuat se Shqipëria mundet si në gjitha sferat e tjera të jetës edhe në futboll ne mundemi. Na çuat zemrat peshë. Ne tashmë të kemi bashkëshqiptarin tonë e si për çdo bashkëshqiptarë unë të uroj vetëm mbarësi për ju, familjen tuaj si dhe suksese në karrierën tuaj të trajnerit në futboll. Me respekt Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

  • NY-NY

    Gianni De Biasi ka ba pune the shkelqyeshme me Kombtaren dhe per ate ne te gjith duhet te jemi mirenjohes. Shumica e lojtarve luajn jasht kufijve te Shqipnise. Kete problem e kane edhe shum shtete tjera jo vetem te Europes. Sporti asht i lidhun me zhvilim ekonomik te shtetit. Derisa Shqipnia mos te jete ne gjendje me zhvillua ekonomine, dhe andrra e cdo te riut shqiptar mos te jete largimi nga vendlindja, atehere edhe Kombtarja do te kete rezultate modeste. Respekt per cdo lojtar se cdo here japin maksimumin ne fushe. Shpresoi se per nji sukses te ardhshem mos te na nevojitet edhe nji “Dron”. Perpara Kuq e Zi!