QKI ”Malësia” Tuz dhe SHPS ”Trofta” Tuz shpallin foto konkursin 2017

QKI ”Malësia” Tuz dhe SHPS ”Trofta” Tuz shpallin foto konkursin 2017 me temë : Vera në Malësi.

Me anë të objektivit të aparatit fotografik të ilustrojmë jetën  në Malësi gjatë stinës së verës.

Pjesëmarrësit në konkurs të kenë parasysh aktivitetet verore që karakterizojnë jetën e përditshme në Malësi. Në konkurs mund  përfshihen fotografi me motive turistike dhe të cilat paraqesin bukurinë natyrore të Malësisë (Cemi, Liqeni dhe bjeshka), si dhe aktivitetet kulturore, kuzhinën popullore etj.
 
Konkursi është i hapur prej 22.06 deri 20.08.2017.

Autorët, fotografitë e veta mund ti dërgojnë në formë digjitale,  në CD, në formatin JPG në adresën QIK „MALËSIA“, TUZ p.n.-81206  me dedikim për FOTO KONKURSIN ose në e-mail: troftakonkurs@hotmail.com.
Krahas fotografive autorët duhet shënuar emrin dhe mbiemrin, adresën  dhe numrin e telefonit. Çdo foto duhet emëruar.
Autorët mund të dërgojnë më së shumti 10 (dhjetë) fotografi.
Çdo fotografi e arritur mbetet në fondin e QKI „MALËSIA“ dhe mund të përdoret për publikime dhe ekspozita.

Përzgjedhja e fotografive më të mira bëhet nga juria.
Fotot e përzgjedhura nga juria (rreth 30 fotografi) do të ekspozohen në QKI „ Malësia“ në Tuz përmes një ekspozite të posaçme,  data e të cilës mbetet e hapur.
Nga fotot e përzgjedhura për ekspozim, juria do të zgjedh 3 (tre) më të mirat të cilat do të shpërblehen.
Juria, përparësi do tu jap fotografive pa intervenime me fotoshop ose programe tjera.
Autorët dërgojnë vetëm fotografit e veta me përgjegjësinë morale dhe materiale.
Autorët heqin dorë nga kompensimet për publikimin dhe shfrytëzimin e fotografive të tyre nga QKI.
Me dërgimin e fotografive në konkurs, autori pranon të gjitha kushtet e cekura në këtë konkurs.

Për të gjitha informacionet mund të kontaktoni numrat e tel.


069 155 137 ose 020 875 143