Kumtesë për opinion e bartësit të listës së Koalicionit Shqiptar “Bashkë një za” dhe deputetit në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka.
Koalicioni ynë qysh kur ka deklaruar se do të përkrahte qeverinë pakicë të udhëhequr nga URA dhe Demokratët.
Në përbërjen siç ajo paralajmërohet tani, pra me Frontin Demokratik si konstituentin më të madh të sajin, ne nuk dëshirojmë të bëjmë pjesë.
Prandaj, koalicioni ynë nuk bëri asnjëfarë negociatash për pjesëmarrjen në një qeveri të tillë. Çdo gjë tjetër është spekulim dhe konstruksion.
Nëse mandatari i ardhshëm na fton për bisedime, siç kërkon praktika e zakonshme demokratike, ne do ta njoftojmë me qëndrimin tonë, deklaroi Gjeka.
Ndërsa edhe lideri i UDSH-së, Mehmet Zenka, deklaroi permez postimit në FB, se ai dhe partia e tij nuk do të jenë pjesë e Qeverisë.
Lexoni postimin e plotë:
Nepërmes këtij postimi dëshiroj ti drejtohem gjithë Votuesëve të UDSH-së, koalicionit Shqiptarë “Bashkë nji za” dhe gjithë opinionit Shqiptarë: Mehmet Zenka kryetarë i UDSH-së nuk bahet pjesë e koalicionit ku marrin pjes ato parti (prosrbe) te cilat për program të vetë kajnë negocijimin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH-ja tash tri dekada politikisht lufton.
Aty ku Kosova quhet shtet terorist dhe nuk pranohen krimet ndaj kombit tonë ,NUK KA VEND PËR MUA DHE UDSH-në, me ato politika që traditat ,kulturën dhe objektet tona fetare mijë vjeçare dëshirojnë dita ditës të na i përvetësojn apo zhdukin .
Nuk ka vend për ne aty ku mohohet gjenocidi Srebrenicës, nuk ka vend për ne aty ku quhemi ‘Šiptari’ dhe shahet nana shqiptare, nuk ka vend per ne me ato që këndojnë këngët e Car Llazarit dhe ftojnë ushtrin me u kthy në Kosovë ,nuk ka vend për ne me ato politika që mohojn gjitha vlerat Euroatlantike ,nuk ka vend për ne e aq ma pak për mua dhe partinë që drejtoj (UDSH)me ato të cilët festojn dhe i këndojn kang vrsësve dhe krimbërsëve ndaj kombit tonë.
Këto janë vetëm një pjes e arsyeve përse nuk dëshirojmë të jemi pjes e atyre kombinimeve pamvarsishtë benefiteve që na ofrohen.
Njikohësisht i urojmë rrug të mbarë atyre parti shqiptare të cilat po ngasin të jenë pjes e këtyre kombinimeve.
Mehmed Zenka
Kryetar i UDSHsë dhe pjestar i koalicionit Shqiptarë “BASHKË NJI ZA”.