Komunale nga Ulqini dhe Berane, i vijnë në ndihmë Tuzit

 Siç, njofton Drejtori eksekutiv i Sh.p.k.“ Komunale” Tuz, Nikollë Camaj, në ndihmë të SHPK “Komunale”Tuz, kanë atdhur komunalet nga Ulqini dhe Berane.

“Kur nuk do ai që e ka obligim, do ai që ka zemër. Qyteti do të jetë më i pastër dhe i rregullt sa më parë!
Falënderojmë Komunalen Berane dhe Ulqin!”, deklaroi Camaj.

Kujtojmë, se ditët e kaluara. Camaj, kishte deklaruarse SHPK “Komunale”, Tuz, nuk fitoi përgjigje nga Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, as nga kompanija “Cistoca”, dhe “Deponia”, në letrën në të cilën ka paralajmëruar marrjen përsipër, të mirëmbajtjes së higjienës publike në gjithë territorin e komunës së Tuzit dhe deponimin e mbetjeve në deponinë “Livade”.

Ndërsa edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, falenderoi komunën e Beranes dhe Ulqinit për mbështetjen e tyre.

Gjeloshaj, akuzoi Kryebashkiakun e Podgorices, Ivan Vukoviq, se në çdo aspekt po tenton të neglizhoj dhe përul Malësinë.

Lexoni postimin e plotë të Gjeloshaj:

Të nderuar qytetarë,

Malësia ka miq në çdo vend e krahinë, por edhe njerëz që punojnë me zemër për të.
Faleminderit komunave mike të Beranës dhe Ulqinit për mbështetjen e tyre!
Malësia ka qenë dhe do të mbetet e pastër si loti, falë edhe ndihmës së miqve tonë!
Tyrp për Kryqytetin Podgorica dhe kryetarin e saj që në çdo aspekt po tenton të neglizhoj dhe përul Malësinë, por nuk do t’ja dal as ai dhe askush tjeter!
Keqardhje e madhe edhe për ata qytetarë që u gëzuan dhe menduan se Podgorica mund të nënshtroj Malësinë.
Sjellja e tyre tregon më së miri për vetën e tyre!

Malësia nuk do të nënshtrohet kurr, ajo po ndryshon!

Sinqerisht,
NGJ

Malesia.Org