Gjeka: Nimanbegu uzurpoi Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve

 

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka deklaroi se bojkoton punën e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) prej momentit kur në krye të tij ndodhet funksionari i lartë i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu.

“KKSH për Shqiptarët nuk bënë asgjë dhe ai praktikisht nuk ekziston. Këshilli ekziston në ligj, ka njerëz që punojnë atje”, tha Gjeka për “TV Vijesti”.

Ai shtoi se do të vazhdojë bojkotin e këtij institucion gjersa të zgjedhjet një përbërje tjetër.

“Që aty të jenë njerëzit që nuk janë të kyçur në politikë, të cilët mund të japin kontribut më të madh në disa sfera tjera të jetës së Shqiptarëve, e jo dikush që uzurpon dhe familjarizon KKSH-në”, theksoi lideri i PD-së duke përsëritur që “Nimanbegu nuk është dhe nuk mund të jetë, edhe pse ai do të dëshironte, përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi”. /Ul-info/