Shorti për Kampionatin Botëror në vaterpol, i cili u hodh në Budapestë, u karakterizua me një gabim nga organizatori, përkatësisht Federata Ndërkombëtare e Vaterpolit.
Kjo pasi emri i Malit të Zi është shoqëruar me flamurin kombëtar të Shqipërisë mbas tërheqjes se shortit.
Siç vërehet nga mediat malazeze, por edhe komentet e shumta që janë bërë për këtë rast kjo i ka “çartur” jo vetëm malazezët, por edhe serbët. Mediat e tyre e kanë konsideruar këtë rast si skandal të madh dhe me qellime të caktuara.
Ndërsa Federata e Malit të Zi ka njoftuar se i është kërkuar falje për shkak të gabimit që ka ndodhur gjatë nxjerrjës së emrit të kombëtarës së Malit së Zi, nga Federata Ndërkombëtare.
Albert Camaj
Shiko videon nga minuta e 45-të