KKSH shpërndan 500 libra për bibliotekat shkollore

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, të hënën më 12 qershor 2017, e ka filluar aksionin e dhurimit të lekturave për shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në MZ.

Delegacioni i KKSh-së: Genci Nimanbegu, kryetar, Faik Nika, sekretar dhe Ismet Kallaba kryetari i Komisionit për Arsim të KKSh-së u kanë dorëzuar drejtorëve të shkollave  “Vëllazërim Bashkim”- Ulqin dhe gjimnazit privat “Drita” – Ulqin, nga 45 tituj me gjithsej 630 kopje, pjesa më e madhe lektura shkollore dhe vepra tjera letrare.

Drejtori e shkollës së mesme te përgjithshme “Vëllazërim Bashkim”, z Hysein Katana ka shprehur falënderime për donacionin e KKSH-së me më se 450 vepra, duke e vlerësuar donacionin si tejet të dobishëm për zbutjen e mungesës së lekturave në gjuhën shqipe. Duke përkujtuar se një pjesë e konsiderueshme fondit të bibliotekës së tyre është dëmtuar me vërshimet e vitit të kaluar.

Edhe Drejtori i Gjimnazit privat “Drita”, z Fejzo Hoxha ka falënderuar për donacionin e marrë.

Dhurimi i librave bëhet në kuadër të projektit të cilin e realizon Këshilli Kombëtar, e që financohet nga Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në kuadër të këtij projekti Këshilli Kombëtar ka arritur të sigurojë 45 tituj të lekturave dhe veprave letrare në një total prej 1800 kopje.

KKSH-ja ka vazhduar ndarjen e lekturave dhe veprave letrare pasi që vitin e kaluar është realizuar projekti i dhurimit të lekturave shkollore për Shkollat fillore në MZ kur janë ndarë mbi 4000 libra por edhe Abetarja mbarëkombëtare.

Aksioni i dhurimit të librave ka filluar dhe do të vazhdojë edhe në shkollat e mesme në Tuz-Malësi dhe Plavë. Pasurimi i bibliotekave shkollore me lektura dhe literaturë tjetër të domosdoshme për nxënësit është njëri nga objektivat e Këshillit në fushën e arsimit.

Këshilli informativ i KKSH-së