Shoqata ‘Malësia e Madhe’ në New York, organizon orën përkujtimore me rastin e vdejkes së anëtarit të Këshillit Drejtues të kësaj shoqate dhe aktivistit të mirënjohur, z Prelë Sinishtaj.
Njoftojmë komunitetin Shqiptarë se Shoqata ‘Malësia e Madhe’, me seli në New York, organizon orën përkujtimore kushtuar jetës dhe veprimatarisë së palodhur dhe shumëvjeçare të aktivistit të mirënjohur, z Prelë Sinishtaj, i cili papritmas ndërroi jetë, me 31 Maj 2017, në New York.
Ora përkujtimore do të mbahet të Shtunën, me 24 Qërshor, në hotelin Royal Regency, 65 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710, duke filluar nga ora 2:00 PM.
Ju ftojmë që në prani të familjes, bashkëatdhetarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij, ti japim nderin e fundit dhe të kujtojmë të ndershmin, z. Prelë Sinishtaj.
Shoqata ‘Malesia e Madhe’ në New York