Më 18 Qershor 2017, me rastin e shënjimit të datës historike të 106 Vjetorit të Kuvëndit të Greçës, nën organizimin e OJQ “Labeatët “, u bë shtegëtim për në vëndin ku para 106 vitesh është shkruar Libri i Kuq – Memorandumi i Greçës të 10 Qershorit të vitit 1911, për kufijt e pavarur të shtetit shqiptar, të cilin e nënshkruan patriot e njerz të arsimit të lartë dhe ministra të arsimit e edukimit të breznive në Shqipëri, në krye me heroin kombëtar shqiptar gjatë e para Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjon Lulin, Hilë Mosin, Imzot Luigj Brumçin, Mehmed Shpendin, patriotin e madh dhe heroin kombëtar Luigj Gurakuqin, Dedë Nikën dhe heroinën tonë Tringë Smajlen Ivezaj dhe të tjerë.
Në këtë aktivitet, morën pjesë rreth 70 persona. Përveç qytetarëve tjerë nga Malësia , morën pjesë edhe qytetarë nga Ulqini dhe Kraja, si dhe qytetarë nga Shkodra, Kelmendi dhe Diaspora.
Pjesë e shtegtimit ishte edhe grupi i përbërë nga disa persona të cilët u nisën nga Selca, për të u bashkangjitë nën Ahun Shekullorë në Greçë.
Shtegtarëve të shtegëtimit në Greçë, iu drejtua me një fjalë përshëndetëse kryetari i OJQ “Labeatet”, Luigj Camaj, i cili theksoi se fatkeqësisht kësaj ngjarje por edhe shumë ngjarjeve tjera , nuk ju kushtohet rëndësi nga ne shqiptarët, qoftë nga pushteti i Republikës së Shqipërisë, apo nga institucionet tjera gjëgjëse, pasiqë këto ngjarje historike janë momente të ndritura të historisë sonë, të traditës sonë dhe të asaj që ajo na ka bërë që sot Shqipëria ta gëzoi shtetin e vet, shtoi Camaj.
Përgjatë gjithë këtyre Bjëshkëve shqiptare, të ndalet syri nga të gjitha mrekullitë që natyra ka rezervuar për pejsazhet e kësaj zonë, e cila padyshim është një ndër perlat e natyrës shqiptare, me çrast qytetarë të shumtë kaluan disa çaste të këndshme në shoqërinë e njëni tjetrit.
Mbas këtij aktiviteti OJQ “Labetatët”, për të gjithë shtegëtarët shtroi, një koktei modest, në restorantin “Verdi”.
Albert Camaj