Bajraktari i Hotit, Çun Mula dekorohet me urdhrin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar Çun Mulen me urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes).

Çun Mula, Bajraktar i Hotit, u vlerësua “për kontributin e shquar si prijës në luftën për krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e kufijve të tij, duke organizuar me aftësi të larta strategjike e drejtuese forcat e zonës kundër armiqve; për rolin e madh në pajtimin e gjaqeve dhe vendosjen e harmonisë ndërfetare në të gjithë Shqipërinë. Për persekutimin familjar nga diktatura për shkak të qëndrimit të pathyer antikomunist dhe në mbrojtje të territoreve kombëtare shqiptare”, shkruan në dekoratë. /MALESIA.ORG/