S’ka ujë për pjesën malore të Malësisë

 

 Siç shkruan e përditshmja „Dan“, miratimi i Planit zhvillimot të Komunës së Tuzit, për gjysmën e dytë të vitit, duhet të pres miratimin e Statutit të Komunës së Kryeqytetit, tha kryetari i kuvendit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj . Siç ka shpjeguar ai, në seancën e kuvendit, më 9 mars, është miratuar plani zhvillimor për gjashtë muajët e parë, dhe më pas u tha se pas miratimit të statutit do të miratojnë një plan tjetër për pjesën e dytë të vitit. “Aso kohe ne shpresuam se dokumenti më i rëndësishëm i vetëqeverisjes lokale do të miratohet nga Kuvendi i Kryeqytetit, më së voni deri në fund të marsit. Prandaj, e kemi ndarë planin zhvillimor në dy pjesë, por miratimi i statutit ka vonuar dhe e gjithë kjo disi ka mbet në pritje.

 Ky Statut, ne rend të ditës se kuvendit të Kryeqytetit, do të duhej të jetë në korrik, prandaj na janë lutur që të mos thërrasim ndonjë seancë para se ata ta miratojnë këtë dokument”, deklaroi Kajoshaj.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj, thekson se nga viti 2009, asnjë nga projektet të cilët kanë të bëjnë me zhvillimin e Malësisë, duke filluar nga tregu i gjelbërt, çerdhja për fëmi, rruga për Triesh, varrezat e qytetit, ura tjeter në Dinoshë, nuk është realizuar, kështu që është njësoj, si të sjellet si të mos sjellet plani, këtu gjë s’punohet. Qeverisja lokale, e kështuzme siç është, nuk do të ndërmarrin as sdo të bëjnë gjë, sa i përket zhvillimit. Po të kishin dëshiruar, planin e zhvillimit do ta sillnin , e fakti se nuk e kanë bërë, vetem tregon se kjo gjë atyre nuk u intereson. Ata thjesht, kanë rënë në gjum dhe aspak nuk mendojnë për qytetarët, ata vetem mendojnë si të ruajnë pushtetin, e perderisa pushtetin nuk e kanë të rrezikuar, sepse perpos neve të LD-së nuk kanë opozitë, ata nuk kanë nevojë as të zgjohen, deklaroi Camaj.

Këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinistaj tha se sa Komuna Urbane mendon në zhvillimin flet fakti se këtë vit nuk do të nënshkruajnë kontratë me shtabin për shperndarjen e ujit të pijshëm për zonat malore. “Nuk do të ketë bashkëpunim këtë vit, se sinqerisht, sespse as kush, as qytetarët nuk e meritojnë, pasi që as puna as mundi nuk vleresohen, në këtë jam bindur vetë. Kemi bërë gjithçka që popullit t’i ndihmojmë në mujet e verës, kur janë thatësira, në fund këta kanë bërë një mijë ankesa, dhe kam hjek dorë nga rentimi I autobotit të ujit”, ka thënë Sinishtaj.

/MALESIA.ORG/