Në praninë e një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish nga komuniteti shqiptar në New York me rrethe, më 24 qershor të vitit 2017 u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së Prelë Sinishtaj.
Orën përkujtimore per të ndjerin Sinishtaj, në bashkëpunim me familjarët e tij, e organizoi Shoqata “Malësia e Madhe”, anëtar i Këshillit Drejtues i të cilës ishte.
Diaspora humbi një anëtar të pazëvendësueshëm të saj, një vizionar e guximtar të idealeve të pastra shqiptare, i cili edhe më tej do të vazhdojë të jetë frymëzim për ne. Ndërkaq, vendlindja atë do ta kujtojë për veprat e tij që vazhdimisht rrezatonin atje ku më së shumti i nevojitej asaj.
Shoqata “Malësia e Madhe” me këtë rast dëshiron të falënderojë të gjithë ata që morën pjesë në këtë orë përkujtimore, që edhe një herë ta kujtojmë angazhimin dhe aktivitetin e të ndjerit Prelë Sinishtaj.
Dëshirojmë të falënderojmë edhe te ftuarit e rastit, të cilët folën për jetën, veprën dhe aktivitetin e në sfera të ndryshme të jetës se tij.
Ejllo Berishaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe – New York