Boskovic: Anëtarësimi në NATO siguron kufijtë e Malit të Zi nga “Shqipëria e Madhe”

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Predrag Boskovic duke folur për rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, tha se hyrja në aleancën veri-atlantike siguron mos ndryshimin e kufijve të Malit të Zi.

Ai theksoi se me hyrjen e Malit të Zi në aleancën veri-atlantike është vënë pika në pretendimet eventuale territoriale në rajon ndaj Malit të Zi.

Në pyetjen nëse anëtarësimi në NATO është garanci e mjaftueshme në rast se vjen deri te realizimi i disa interesave gjeopolitike, siç është projekti i ashtuquajtur i “Shqipërisë së madhe”, Boskovic u përgjigj se pikërisht integrimi malazez në NATO e vënë vulën ndaj projektit të Shqipërisë së Madhe apo të cilit do projekti tjetër në Ballkan i cili përfshinë Malin e Zi. /MALESIA.ORG/