DPS-së i duhen 2 këshilltarë, por ka 5 më tepër se sa i nevojitën për formimin e shumicës

Funksionari i DPS-së Nikollë Gegaj ka theksuar se në Tuz pritet marrëveshje e shpejtë për formimin e pushtetit lokal të cilin do ta përbëjë një koalicion i gjerë, DPS me partitë me të cilat bashkëpunon në nivelin shtetëror përfshirë këtu ndoshta edhe Socialdemokratët dhe Alternativën Shqiptare, shkruan portali RTCG.

Besoj se edhe në të ardhmen do të ushtrojmë pushtetin me Partinë Boshnjake dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, sepse kemi qenë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm. Ndoshta këtij koalicioni do ti bashkohen edhe disa parti me të cilat ushtrojmë pushtetin në nivelin shtetëror”, ka theksuar Gegaj.

DPS në zgjedhjet lokale në Tuz ka fituar 15 mandate dhe për formimin e pushtetit i mjafton përkrahje e dy këshilltarëve tjerë.
Sipas fjalëve të Gegajt, janë formuar ekipet për bisedime kështu që janë krijuar parakushtet për formimin e shpejtë të pushtetit.

“Ne jemi të hapur dhe dëshirojmë bashkëpunim të gjerë edhe pse na nevojitet përkrahje e dy këshilltarëve. Për ndryshe me partnerët tanë të deritashëm në koalicion PDS do të kishte 21 këshilltar, 5 më tepër se sa nevojitën për shumicën”, ka theksuar Gegaj.