Shënohet dita e Komunës së Tuzit

Sot në QKI “Malësia” në Tuz u shënua dita e Komunës së Tuzit, gjegjësisht siç e quajnë ata, dita e çlirimit të Tuzit.

Kryetari i komunës së Tuzit Abedin Axhoviq i përshëndeti të pranishmit, ndërsa pastaj foli për të arriturat e komunës dhe planet për të ardhmen.

Me fillimin e aktivitetit, u intonua himni malazez, por edhe kësaj herë mungoi himni shqiptar, ashtu si edhe flamuri shqiptar.

Me këtë rast Komuna ndau edhe çmimet vjetore të saj, të cilat i shkuan gazetarit të Radio Televizionit të Malit të Zi, Gjokë Dukaj dhe koleksionistit Omer Dajbabiq, të cilat i ndau kryetari Axhoviq. /MALESIA.ORG/