Në seancën e sotme të qeverisë, Qeveria ka themeluar Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi, i cili parashikon që Tuzi të marrë statusin e komunës së pavarur.
Në diskutim, siç thuhet, u theksua se kështu forcohet e drejta në qeverisje lokale të qyterëve të Tuzit, dhe ndërtohet shoqria sipas principeve të Kartes europiane mbi qeverisjen lokale.
Ky ligj do të implementohet nga 1 shtatori i vitit 2018 deklaruan nga Qeveria.
Nuk kemi qasjen në detajet e marreveshjes paszgjedhore në mes Koalicionit “Shqiptaret të Vendosur” dhe PDS-së, por ishte deklaruar se Tuzi-Malesia do të fitojë statusin e komunes më së largëti më 31 maj të vitit 2017.
Ndërsa tashme flitet se kjo do të ndodhë në vitin 2018. Gjatë dy dekadave të fundit janë premtuar e perfolur shumë data por të cilat çdo herë janë zëvëndesuar me një marrëveshje tjeter.
MALESIA.ORG