LD: Tuzi-komunë më 2018?

 

Ditë më parë, Qeveria e Malit të Zi përkrahu ligjet, me të cilat parashihet që Tuzi të bëhet komunë e plotë, por me kusht që implementimi të fillojë nga 01 shtatori 2018. Sikur të mos e dinim se kemi punë me mashtrues ordinerë, ndoshta edhe do të besonim. Madje, nëse është pritur pothuaj një shekull, s’është gjë e madhe të pritet edhe një vit. Por?! Se është fjala edhe për një mashtrim të ri dhe shantazhim, flet edhe fakti se banorët e Malësisë, për këtë “fitore”, do të duhet t’i shërbejnë “prijësit” dhe t’a përkrahin në zgjedhjet e ardhshme të Kryeqytetit, në zgjedhjet presidenciale, e sipas të gjitha gjasave edhe në zdhedhjet e ardhshme parlamentare. Tejet nënçmuese për “negociatorët tonë”, dhe jo vetëm për ta. E gjithë kjo është, më së buti të thuhet, jokorekte, por e punuar në mënyrë tejet perfide, për t’i përulur edhe njëherë qytetarët e Malësisë. Së pari përkrahja, e pastaj le të shohim! Ndoshta dikush përsëri mund të na e rikujtojë se, siç thanë më parë, “më për zemret e kanë komunën e kryeqytetit”. Është interesant, por poaq edhe paradoksale, se nuk dihet fati i ligjit mbi kryeqytetin; a do të implementohet në frymën e pergatitjeve për ndërrim të statutit dhe të statusit, me këhëzgjatje deri me 01 shtator 2018, apo do të suspendohet menjëherë, sapo të aprovohen ligjet e reja në Kuvend, kuptohet, nëse ato aprovohen, dhe Tuzi deri atëherë, të mbetet Komunë urbane. Me propozim ligjet e reja, kjo nuk sqarohet sa duhet. E që dyshimi primtari të jetë edhe më i madh, i shkon në favor edhe fakti se nuk vërehet të ketë ndryshime në pjesën ku parashihen kushtet për formimin e komunave të reja. Aty flitet vetëm për heqjen e pikës 8, në nenin 16, edhe pse neni 16 i Ligjit mbi ndarjen territoriale të Malit të Zi, ka vetëm 7 pika. Sikur të mos e dinim se me çfarë dinakësh kemi punë, do të mendonim se ky është vetëm një lëshim. Është interesant të ceket edhe një “lëshim” tjetër. Në asnjë nga tekstet e promovuesve të këtyre ndryshimeve (fjala është për “negociatorët tonë”, sepse asnjë tekst promovues nuk lexuam as nga UDSH, as nga PDS, e sidomos jo nga boshnjakët), nëpër media e portale në gjuhën shqipe, nuk është publikuar data e fillimit të implementimit, pra 01 shtatori 2018. Si duket, kjo është pjesa që ua ka prishë paksa imazhin e kënaqësisë me të arriturat. Sikur edhe ata janë të vetëdijshëm se për një farë hilet është bërë edhe kjo. Prandaj këtu nuk ka vend për ndonjë eufori e madhe, sidomos jo për ata që nuk duan të jenë pjesëmarrës në mashtrim.

Prandaj, në vend se të bëhemi bashkë-mashtrues, ne edhe tutje përkrahjen tonë do t’a derejtojmë ka qytetarët e Malësisë, në tentativë që me “dyshimet” tona të ndikojmë në përmirësimin e pozicioneve nogociuese, të atyre që janë në situatë të veprojnë. Po të mos kishim këtë rrol edhe në të kaluarën, edhe ne do të kishim përkrahur statusin komunë e kryeqytetit, siç e kishin përkrah disa të tjerë. Siç dihet, edhe pjesa që po promovon sot këtë zgjidhje, asokohe e kishte promovuar me gjithë zemër eksperimentin e ri, kurse ne na kishte quajtur tradhëtarë, për shkak se nuk e nënshkruam, edhepse më vonë nuk e nënshkruan as ata vet?! Pra, sikur ta nënshkruanim ne komuën të cilën e promovoi me të madhe pala që na akuzoi për tradhëtarë, sot as nuk do të flitej sot për këtë prë çka po flasim. Prandaj është e nevojshme që të vazhdohet me kontrollin e qefeve politike të gruapcionit i cili, ka mundësi edhe të marrë krejt kreditin për këtë lloj zgjidhjeje, por i cili, pa kontrollin e presionin, që deri më sot erdhi vetëm nga Lidhja dermokratike, kaherë e kishte përfunduar punën, me gjysmëzgjidhje, komunë e kryeqytetit.

Prandaj, na lejoni që edhe kësaj radhe të japim kontributin tonë, në ruajtjen e Malësisë nga pazardhëqet politike, në dëm të statusit. Ne, natyrisht se do të gëzohemi, dhe së bashku me ta, e me të gjithë banorët e Malësisë të ndajmë gëzimin, por vetëm atëherë kur të hetojmë se pala malazeze na respekton, e nuk na shanatazhon, dhe kur komuna e Malësisë të jetë në kapacitet të plotë, pa hile e data rezervë, në krejt territorin e sajë, dhe me administratë të vyeshme, e cila flet edhe shqip, dhe e cila i respekton qytetarët e vet dhe parat e tyre. Deri atëherë ne nuk dotë jemi të kënaqur dhe nuk do të heshtim. Por më së pari të shohim se çka për të gjitha këto do të thonë deputetët.

Nikollë Camaj

PS

Në fotoalbumin e statusit keni fotot dy propozim ligjeve që i aprovoi Qeveria dhe nenin 16 të Ligjit mbi ndarjen territoriale të Malit të Zi.