Të premten me 31. Mars 2017 në ora 20:00 në Qendrën kulturo-informative „Malësia” në Tuz do të shfaqet komedia për të rinj “Makaronat e shejtanit” e autorit Lazer Lumezi, interpretuar nga Trupa teatrale amatore e Pallatit të kulturës -Gjakovë.
Hyrja është e lirë.
Regjia: Altina Kusari
Luajnë:
Vata: Eranda Morina
Gaztori: Zbulim Kameri
Zotëria: Lis Binaku
Luani: Art Hoxha
Muzika& Kostumet: Elisa Shasivari
Ndriçimi: Qendrim Rruka
(sinopsisi)
Ngjarja ndodh në shtëpinë e një zotërie qe ka shumë para, por është një koprrac i madh, edhe pse shumë i pasur ai nuk pushon së punuari.
Ka të punësuar dy shërbëtorë Vatën dhe Gaztorin edhe pse këta të fundit nuk trajtohen mire nga zotëria i tyre ata i qëndrojnë besnik deri në momentin kur në shtëpi vjen një mysafir dhe i nxitë ata që të bëjnë ushqime pa lejen e zotërisë, në një moment urie ata e “tradhtojnë” zotërinë e tyre dhe bëjnë makarona, pinë verë që e kanë të ndaluar rreptësisht, dhe e kthejnë shtëpinë në një aheng…
Papritmas zotëria vjen dhe këtu fillojnë skenat komike te personazheve…
Shërbimi informativ QKI “Malësia”
