Hendbollistja Suzana Ujkaj nga Malësia, javën e kaluar i është bashkuar “KH Istog” në kampionatin e Kosovës.
“Ndjehem shumë e lumtur dhe njëkohësisht e privilegjuar që jam pjesë e KH të Istogut. Me ardhjen time në Kosovë kam përjetuar emocione vërtetë të bukura dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë ata qe më priten aq ngrohtë”, tha Ujkaj për Malesia.org.
KH Istogu momentalisht gjendet në vendin e katërt në ligën e parë të Kosovës, dhe është një ndër kandidatët më serioze për fitimin e kampionatit.
Suzana tashmë ka filluar stërvitjet me ekipin.
“Shpresoj që të jap kontributin tim në arritjen e rezultateve sa më të mira për ekipin tim, duke u përpjekur të jap më të mirën nga vetja përmes përkushtimit tim maksimal”, ka thënë Ujkaj.
Ujkaj luan në pozitën bekë-qendër dhe është e gjatë 177 centimetra. /MALESIA.ORG/