Keshilli qëndror i Unionit Demokratik të Shqiptareve, në takimin e mbajtur dje në Ulqin, formoi grupin për bisedime, pas zgjedhjeve lokale në Komunën e Tuzit, komunë në kuader të Kryeqytetit.
Siç kumtojnë nga kjo parti politike, grupin punues e permbajnë: Kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, nenkryetari i UDSH-së, njeheri kryetari Deges së UDSH në Malësi , Fadil Kajoshaj, dhe anetari i kryesisë së UDSH-së, Enis Gjokaj.
“Keshilli qendror i UDSH-së, gjatë këtij takimit, e ngarkoi Degen e UDSH në Tuz, që të filloi bisedimet me partneret paszgjedhor të cilët do ti vlersojnë të mundshem në këtë moment dhe të shqyrtojnë mundesinë e hyrjes në koalicion paszgjedhor për formimin e pushtetit në Komunë të Tuzit, komune në kuader të kryeqytetit”, kumtojnë nga ky subjekt politik.