Kajoshaj: Do të negociojmë me DPS-në për formimin e pushtetit në Malësi

Bartësi i listës zgjedhore të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) në zgjedhjet në Malësi Fadil Kajoshaj tha se kjo parti do të negociojë me DPS-në për formimin e pushtetit në Malësi.

„Ata (DPS) shprehen vullnetin që të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët tradicional, ndërsa këto partnerë jemi ne – UDSH“, tha Kajoshaj për „Vijesti“.

Sipas fjalëve të tija, kushtet e UDSH-së janë ruajtja e dygjuhësisë në të gjitha institucionet dhe punësimi proporcional, por jo në baza partiake.

Kajoshaj nuk tha se a do të ketë bisedime me Alternativën Shqiptare, e cila kërkoi takimin e përfaqësuesve të partive nacionale shqiptare në Malësi.