Risi në shkollat shqipe në Mal të Zi, tash e tutje evidenca pedagogjike e tëra edhe në gjuhën malazeze

Një mësimdhënës i shkollave shqipe në Mal të Zi tash e tutje do të jetë i obliguar që të të evidencën pedagogjike ta mbajë edhe në gjuhën malazeze.

Kështu, nëse deri tani orën e mësimit, plane dhe programet vjetore, përgaditjet për orë, orët pasqyrë janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe, tash e tutje e tëra kjo duhet që të bëhet edhe në gjuhën malazeze. Kështu së paku mund të mësohet nga një shkresë që mban datën 15.9.2017  dhe ka mbërritur në njërën nga shkollat fillore të qytetit të Ulqinit.

Përveç kësaj, mësimdhënësit janë të detyruar që të mbajnë evidencën pedagogjike edhe në ditarin elektronik i cili i tëri është në gjuhën malazeze dhe nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe./Ulqini Online/