ASH: Të hapur për bisedime, vetëm si partner

Kryesia e Alternativës Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur ditën e ënjte, më 07.12.2017 ka analizuar në detaje situatën politike, mbas përfundimit të zgjedhjeve të 26 nëntorit.

Ne shprehim indinjatën tonë më të thellë për mos respektimin e Marrëveshjes për bashkëveprim ndërmjet subjektet nacionale, nënshkruese të saj. Përsërisim se ajo për ne ishte e shënjtë, dhe sikur është i njohur opinioni i gjerë, ne disa herë kemi ftuar publikisht që ajo të respektohet. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi, le ta vlerësojë opinoni publik veprimet dhe qendrimet e atyre që nuk iu përmbajtën.
Ne as në fushatë parazgjedhore, e as tani nuk do të merremi me subjektet nacionale, por është shumë shqetësues fakti që disa politikan, të ashtuquajtur shqiptarë gënjejnë diplomacinë shqiptare, si dhe për një kohë të shkurtër, demantojnë vetën e vet, duke tentuar që fajin të na lënë ne, madje edhe për rezultatin e tyre dështues të zgjedhjeve…!

Edhe pse pritshmëritë tona në këto zgjedhje kanë qenë më të mëdha, rezultati ka treguar që Alternativa Shqiptare është subjekti më i fuqishëm shqiptarë në Malësi.
Programi, lista dhe idetë tona, janë përkrahur nga një masë e madhe votuesve shqiptarë.

Kohëve të fundit në mediume, sidomos në ato pro pushtetit, bisedohet për mundësinë e përfshirjes sonë në pushtetin e ardhshëm të Komunës.

Ne dëshirojmë të njofotjmë votuesit tonë dhe opinionin e gjerë, që ASH deri në këto momente, nuk ka biseduar me askënd sa i përket kësaj çështje.

Pasi që nuk u respketua Marrëveshja, Kryesia e ASH, ka vednosur të hartoj një Platformë Politike, në bazë të së cilës do të veprojmë, jo vetëm në Malësi, por edhe për zgjedhjet tjera që na presin në Mal të Zi.

Alternativa Shqiptare është e gatshme të marr përgjegjësitë për proceset e rëndësishme, sikur është përcaktimi i teritorit, ndarjen e pasurisë me kryeqytet etj.
Qëllimi jonë Nuk ka qenë vetëm realizimi i projektit të Komunës, por edhe ta drejtojmë dhe menaxhojmë ne!

Ne si subjekt, jemi të hapur për bisedime,vetëm si partner, në përputhje me fuqinë tonë politike.
Nëse DPS ka dakorduar koalicionin me “Partnerët e vjetër”, ta gëzojë, por që ASH, asesi nuk do ta pranojë të jemi pjesë e tryezave dytësore!

Ne kemi strategji afatgjate të veprimit, sido të jetë rezultati i bisedimeve për pushtetin në Tuz, natyrisht që do të reflektojë në veprimtarinë dhe përcaktimin tonë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato lokale në Podgoricë.

Sinqerisht,
Alternativa Shqiptare