Në Qendren PEN ALBANIA u ndanë mirënjohjet dhe çmimet vjetore

Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International gjatë ceremonisë vjetore të Çmimeve për letërsinë,  Albanologjinë dhe përkthimin në Bibliotekën e Librit Akademik ,

Tiranë 8.11.2017

Letërsia është atdheu universal i njerëzimit,  është përmasë dhe dimension lirie. Punët e artit mbeten pasuri e çmuar për njerëzimin pavarësisht përkatësisë etnike, gjuhësore,  racës,  religjionit dhe bindjeve politike!
Falenderimi dhe mirënjohja më e thellë për personalitetet e kulturës,   të cilët në kohë e mot të vështirë nderuan   Qendrën PEN të Shqipërisë me ardhjen e tyre në Tiranë,  për të nënshkruar Kartën e PEN International.
Ali Daci, Safet Vrbički Hadrović, Flamur Shala, Fatmir Sulejmani, Flutura Açka, Nuradin Imeraj

Një falenderim i veçantë sekretariatit të Qendrës PEN të Shqipërisë,  znj. Prenda Sejdia, Eglantina Mirashi, Av. Edmond Petraj për qasjen edhe vullnetin e tyre për të menaxhuar veprimtaritë e PEN në Shqipëri.

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e shkrimtarit Sadik Bejko për punën e përbashkët në drejtimin e kësaj qendre të rëndësishme për kulturën kombëtare në vend dhe në botë. 
Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për Kryetarin e Bordit drejtues të Qendrës PEN të Shqipërisë,  z. Cerciz Loloci i cili me dinjitet ka mundur të drejtojë punët e PEN Albania në Shqipëri,  ku klima , mjedisi, dhe mundësitë shpesh kanë qenë të vështira.

Entela Kasi,
Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë,