Të marten, më 12 dhjetor 2017, me fillim në ora 19, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në kuadër të manifestimit DEUS (Skena artistike e dhjetorit), do të jepet shfaqja “Rrno për me tregue”.
Autor : At Zef Pllumi
Aktor: Arben Derhemi
Skena dhe kostumet: Berina Kokona
Regjisor: Milto Kutali
Nje veper jo e shkruar po r e perjetuar, me shume drite ne erresiren e madhe qe mbillte komunizmi. Nje pershpirtje, nje akt moral e njeherazi dhe nje refleksion universal, ndaj perandorise komuniste. Jeta e nje te burgosuri dhe raportet e tij me se pakti me xhelatet, me se shumti me qeniet e gjalla jo njerezor ( nje lule, nje zog I vogel I nje pule qe ilegalisht kishte hyre ne burg, nje macok, e me pas gjithe shpresa e lirise qe kurre nuk e leshon njeriun). Perfundimisht, triumfi I lirise, kurorezimi I perjetesise se vuajtjeve ne nje liber madhor, e me pas vleresimi I ndoshta gjeniut me te madh te botes moderne shqiptare, Ismail Kadarese : “Gjithe shoqeria shqiptare, ka nevoje per kete veper. Kane nevoje per te, ata qe e kane jetuar ate kohe e po aq, ne mos me teper, ata qe s’e kane jetuar. Kane nevoje te shtypurit e te neperkemburit, e po aq, ne mos me teper, ata qe shtypen te tjeret. Kane nevoje antikomunistet, e po aq, ndoshta me teper, komunistet. Shkurt per te, ka nevoje ndergjegjia jone”.
Me respekt
Stafi i QKI Malësia