Injorohet gjuha shqipe në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Kuvendit të Tuzit

Sot në Kuvendin Komunal të Komunës së Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit, u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve.

Seancën e udhëhoqi Këshilltari më i vjetër i këtij Kuvendit, Naser Krkanoviq nga radhët e DPS-së, fjalimi i të cilit ishte vetëm në gjuhen malazeze, duke injoruar plotësisht gjuhen shqipe.

Në rend të ditës ishte paraparë edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Komunës, por kjo pikë u shty për seancën e radhës.

Siç mësojmë jozyrtarisht, shkaku i mos zgjidhjes së kreut të Kuvendit erdhi per shkak të mosmarrëveshjeve brenda partnereve të deritashëm; DPS-së, UDSH-së dhe PB-së, pasiqë Partia Boshnjake kërkon vendin e Kryetarit të Kuvendit njëjtë ashtu si edhe UDSH-ja.