Të premten zgjidhet kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit

Të premten do të mbahet mbledhja e përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë e Kryeqytetit.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit si dhe verifikimi i 32 mandateve të Kuvendit.

Në përbërjen e re të Kuvendit, DPS do të ketë 14 këshilltarë, Alternativa Shqiptare 7, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Partia boshnjake nga 3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2, Demokratët 2 dhe Socialdemokratët 1 mandat. /MALESIA.ORG/