Më 26 dhjetor 2017, në hapësirat e Muzeut Etnografik të Malësisë, në Lekaj, u mbajt një Tryezë e rrumbullaktë, ku u diskutua për fatin ardhshem të këtij Muzeumit.
Kjo tryezë u organizua me ftesë të pronarit të Muzeut, Shtjefën Ivezaj, i cili u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të subjekteve politike shqiptare dhe atyre qytetare, të cilat veprojnë në teritorin e Komunës së Tuzit.
Ftesës pozitivisht iu përgjigjën Kryetari dhe funksionari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj dhe Smail Maliq Çunmulaj, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, Kryetari i Partisë Socialiste Popullore –Dega në Tuz, Kolë Lulgjuraj dhe Kryetari i Malit të Zi Demokratik – Dega në Tuz, Shtjefën Camaj.
Në ftesën e Ivezaj drejtuar partive politike, shkruante që të vinë ata vetë të shofin dhe të konstatojnë se ku kanë mbërritë këto OJQ, që janë të njohura jo vetem në trojet shqiptare por edhe më gjërë dhe të vlerësojnë se a mund të mbahen gjallë më, apo të mbyllen.
Funksionari Ash-së, Smail Maliq Çunmulaj në lidhje me këtë tha se këto OJQ, kanë peshën e vet por juridikisht është e vështirë me e rikëmbë këtë objekt, duke u shprehur së në Malësi, sa i përket sferës së kulturës nuk ka objekt më të rëndësishëm se ky Muzeum, prandaj propozoi që të inicohet një zgjidhje që do ti vijë në ndihmë mirëmbajtjes së këtij Muzeumit në mënyrë kualitative.
Kryetari i LDSH-së Nikollë Camaj , me këtë rast theksoi se pasuria në këtë Muzeum, e mbledhur nga Shtjefën Ivezaj, është një pasuri e jashtzakonshme, pasuri kjo që nuk e posedon askush këtu, por as brenda dhe jashtë kufinjve, por që për fat të keq ndodhen në një gjëndë shumë të rëndë. Ai theksoi se për këtë problematik vite më parë kishte njoftuar dhe institucionet e Shqipërisë, me ç’rast kishte sjellur, që ta vizitojë dhe ta evidentojë këto trashëgëmi, zëvëndës-ministrin e Kulturës në Republikën e Shqipërisë z. Zef Çuni, i cili kishte premtuar se do merret me zgjidhjen e kësaj problematike, por kjo gjë nuk u realizua deri më sot. Camaj gjithashtu propozoi që të themelohet një shoqatë e veçantë e cila do të mirrej më projektet dhe planet për thithjen e fondeve nga organizatat e ndryshme si brenda si jashta vendit, e cila do të mirrej me përkujdesjen e trashëgëmisë kulturure të Malësisë që ndodhen brenda këtij Muzeumit.
Ndërkaq Kryetari i Degës së Partisë Socialiste Popullore Kolë Lulgjuraj, theksoi se ai si dashamir i këtij Muzeumit ishte angazhuar dhe kishte sjellur Sekretariatin për Kulturë të Malit të Zi, ta vizitojë këtë Muze. Nga ky takim i këtij sekretariati kishin konstatuar se ata janë të gatshem që të sigurojnë një banës për Shtjefën Ivezaj, ndërsa Muzeun Etnografik të Malësisë ta lënë si përkujdesje të Sekretariatit për Kulturë të Malit të Zi, por që z. Shtjefën Ivezaj një propozim të tillë nuk e kishte pranuar. Lulgjuraj propozoi që ky muzeum, të ruhet dhe ti jepet nën përkujdesje institucionit të Komunës së Tuzit, apo Sekretariatit për Kulturë në MZ.
Kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj, deklaroi se gjendja e këtij muzeut është një çështje që duhet të merren me të për të gjetur mundësinë se si ti ndihmohet. Ai theksoi se ky Muzeum nuk duhet të lihet në harresë por që të gjithë së bashku të angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi.
Edhe Kryetari i Malit të Zi, Demokratik, Dega e Tuzit, Shtjefën Camaj, theksoi se ai është i gatshem që të angazhohet që të gjejnë zgjidhjen për të i bërë ndihmë këtij Muzeumit.
Ndërsa Pronari i Muzeut Etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj, falenderoi të gjithë ata që ju përgjigjën ftesës pozitivisht por falenderoi edhe ata të cilët nuk ju përgjigjën kësaj ftesë. Ivezaj të pranishmëve u tha se ju jeni dashamirt më të mëdhenj të Malësisë që keni ardhe dhe marrë pjesë në këtë tryezë. Ai potencoi se nuk do të largohet nga ky Muze dhe nuk do i jap me asnjë çmim askujt. Ai, si me sarkazem sqaroi se momentalisht jeton nga pensioni me vlerë prej 90 eura, prej të cilave merr vetem 49, pasi që pjesën tjetër e ka hua në kredi , që e kishte marrë për të organizuar manifestimin e përvjetorit të Muzeut. Përfundimisht nga pjesmarrësit u vlerësua se duhet të mirren me zgjidhjen e kësaj çështjeje, por potencuan se zgjidhjen kryesore për këtë duhet ta ofrojnë vetë Shtjefën Ivezaj.
Albert Camaj