Këshilltari i Partisë boshnjake në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Nexhad Dresheviq, paraqiti iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e dispozitës së Statutit të Kryeqytetit, i cili përcakton se gjuha shqipe është gjithashtu në përdorim zyrtar në Komunën e Tuzit.
Dresheviq beson se kjo dispozitë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi.
Ai në iniciativë thekson se dispozita e Statutit nuk është në përputhje as me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Dresheviq, shqiptar i asimiluar që sot deklarohet boshnjak, ka theksuar se në Malësi jetojnë edhe boshnjakë, ndërsa në Statut theksohet se në përdorim, përpos gjuhës zyrtare, gjuhës malazeze, në përdorim është edhe gjuha shqipe, me çka përjashtohet gjuha boshnjake.
Dresheviq përndryshe është edhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi. /MALESIA.ORG/