Çelaj: Pa investime në vendbanimet shqiptare të Gucisë

-DEPONI MBI FSHATIN MARTINAJ SË PAKU EDHE 2 VITE

Sot u mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gucisë ku ndër pikat e shumta që u diskutuan, më të rëndësishmet për qytetarët tanë ishin:

BUXHETI i Komunës për vitin 2018 dhe PLANI LOKAL I MENAXHIMIT PËR MBETURINAT KOMUNALE JO TË RREZIKSHME DHE MBETJET E NDËRTIMIT PËR PERIUDHEN 2018-2020.

Nga kërkesat tona të shumta për të cilat vlerësuam se do të duhej të ishin pjesë e Buxhetit 2018, fatkeqësisht asnjë nuk u morr parasyshë!
Si çdo herë, edhe sot kërkuam mjete për vendbanimet tona për të cilat Komuna e Qeveria nuk parashohin asnjë investim:

1. Burimet e Ali Pashës
2. Ujvara e Gerlës
3. Syri i Skafkaçit
4. Asfaltim i rrugëve
5. Ndriçim i rrugëve
6. Kanalizime, ujësjellës
7. Turizëm
8. Sinjalizim vertikal e horizontal
9. Transport i nxënësve fillor nga Martinajt në Guci
10. Ura që lidhë Martinajt me Kukajt etj.

Këto ishin vetëm disa nga kërkesat tona të shumta për investime, por të cilat nuk shihen të arsyeshme nga qeverisja lokale!
Me gjithë pakënaqësitë tona dhe votat KUNDËR, buxheti u aprovua nga këshilltarët e koalicionit qeverisës në Guci.

Sa i përket pikës 14, më saktësisht vazhdimit të lokacionit për Deponinë mbi fshatin Martinaj, me gjithë kritikat tona si këshilltarë të Lidhjes Demokratike dhe të vetmet vota KUNDËR, megjithatë u aprovua me shumicë votash nga partnerët e koalicionit në Guci.
Vendim i padrejtë i cili u morr pa u konsultuar me askënd por vetëm erdhi i gatshëm për votim në Kuvend.

Çuditë fakti se ata të cilët që në fillim thonin se ishin “kundër” kësaj deponie dhe mbi atë bazë formuan edhe subjekt politik pikërisht “anti-deponi”, sot votojnë në Kuvend pro këtij vendimi i cili ia zgjati jetën Deponisë mbi Martinaj edhe së paku për dy vite tjera!!!                   

  Asdren Çelaj, Kryetar i Klubit të këshilltarëve të LDSH-së, në Guci