Antigon Gjokaj, djaloshi 17-vjeçarë nga Malësia po merr pjesë në spektaklin “The Voice of Albania”.
Ai sonte kaloi audicionet e fshehura për të shkuar në fazën tjetër të këtij spektakli të madh, i gjashti me radhë, që po zhvillohet në Tiranë.
“Antigoni është 17 vjeç. Ai ka pak përvoja muzikore, ama luan mirë kitarrën, pasi arrin të shoqërojë veten e tij gjatë kohës që këndon. I dashuruar pas muzikës, ai ka 2 cover në YouTube dhe 14 këngë të krijuara vetë. Deri tani, Antigoni nuk ka guxuar të publikojë ende asnjë nga punimet e tij. Ka kënduar në disa veprimtari dhe ia ka dalë më së miri. ‘The Voice’ për të është një mundësi e mire, për të shfaqur talentin përpara një publiku”, shkruan në faqen zyrtare të The Voice për Antigonin.
Shikoni interpretimin e tij të këngës “Treat me better”. /MALESIA.ORG/