Fondi Humanitar Rapsha organizon darkën tradicionale “Si dikur në Rapshë të Hotit”

Fondi Humanitar Rapsha njofton te gjithë antarët se me 04 Mars 2017, do të organizoj darkën tradicionale “ SI DIKURË NË RAPSHË TË HOTIT”, duke filluar në orën 7:00 të mbrëmjes në sallën e Kishës së Shën Palit.

Gjatë kësaj mbrëmje do të keni rastin të argëtoheni me këngë dhe valle të interpretuara nga antarët e Shoqëris Kulturo-Artistike Rapsha në mergim, si dhe nga Grupi Bashkimi (Lenë dhe Gjon Lulgjuraj) nën orkestrimin e Ilir Lajçaj.

Darka organizohet për të përkrahur fondin dhe për takimin vjetor tradicional të familjeve tona.
Në këtë mbremje do të ketë edhe surpriza te tjera.

Ejani të kalojm një mbrëmje së bashku dhe njëkohësisht të ndihmojm bashkëvendasit tonë në vendlindje.

Hyrja është falas.

Mirë se vini.

FONDI HUMANITAR RAPSHA