Mbrëmë në Qendrën kulturore në Ulqin, teatri i sapothemeluar “Teuta”, paraqiti para publikut shfaqjen e parë të titulluar “Nana”.
Për rreth 45 minuta interpretuesit në skenë kanë sjellur një situatë familjare mes treshes djali, nana dhe nusja. Drama është pritur mirë nga publiku vendas por edhe i huaj.
Regjisor i shfaqjes është Munib Abazi, asistente e regjisë Edina Mustafiq, skenariste Arlinda Morina, skenografe dhe kostumografe Jetmira Hoxha, muzika është kompozuar nga Ardian Hasanaga, ndërsa ndriçimi është mundësuar nga Musa Hoxha.
Aktorët e shfaqjes ishin: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj.
Kjo shfaqje do të luhet edhe njëherë sonte në të njëjtin vend në ora 20.
Albert Camaj