Gjeloshaj-Dukoviq, qendrime të kunderta

Ku qendron e vërteta!?

Deputeti i PDS-së, Halil Dukoviq per te perditshmen “Dan” , përgenjeshtron deklaratat mbi formimin e Komunes së pavarur të Tuzit dhe sqaron se intensivisht janë duke punuar në përgatitjen e Statutit të Komunes së kryeqytetit.

Dukoviq nuk deshti të zbulojë çfarë do të ndodhë nëse PDS e përmbush marrveshjen që ka me Koalicionin “Shqiptarët të vëndosur” (FORCA, UDSH, ASH), që Tuzi të jenë komunë e plotë deri me 31 maj. Dukoviq , për këtë tha se nuk është nga ata që bëjnë hop pa kërcye, dhe thotë le të pritet se çfar do të aprovohet e pastaj të shohin se çka duhet të punojnë.

“Tash per tash na mbetet të nxjerrim statutin e Komunës në kuader të Kryeqytetit” , deklaroi Dukoviq.

E gjithë kjo paraqet një konfuzion në mes deklaratave të deputetit të PDS-së dhe funksionarëve të partive shqiptare.

Por nuk duhet harruar se pjesë e Komisionit për hartimin e statutit të Komunës se Tuzit në kuader të Kryeqytetit është edhe ASH, DPS dhe UDSH, të cilat, në bazë të marrveshjes do të duhej të realizojnë komunen e pavarun. Këtu diçka nuk shkon, por ajo që është evidente është se dikush edhe tutje po tenton të manipulojë me qytetaret e Malësisë.

Pra ajo që flet në favor të kësaj është se Kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj, merr pjesë në komisionin për hartimin e statutit të Komunës në kuader të kryeqytetit, kurse zëvendes-kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj, dje në facebookun e tij përsonal deklaron se deri në fund të prillit sigurohet komuna e pavarun, bile pa referendum.

Duhet përkujtuar se në bazë të informacioneve të bëra publike, i vetmi subjekt që nuk pranoi të jetë pjesë e këtij komisioni është Lidhja Demokratike, e cila këtë lloj veprimi e konsideron si hile ndaj banorëve të Malësisë.

Albert Camaj