Që me themelimin e subjektit të parë politik shqiptar në MZ, LD në MZ, me Programin partiak, por edhe memorandumet pasuese është folur për statusin e grabitur të Komunës së Tuzit dhe për përpjekjet e këtij subjekti për t’i kthyer Tuzit komunën e plotë.
Kjo përpjekje sa vinte e aktualizohej nga subjekti shqiptar, ngulfatej nga shqiptarët që ishin dhe që mbetën në shërbim të malazezeve, konkretisht në shërbim të PDS-së. E gjithë kjo, vetëm per t’i ruajtur votat shqiptare për DPS-në dhe për ta mbajt në pushtet, në kryeqytet . Se përndryshe moti kishte ikur nga pozita.
Kjo agoni e deputetëve shqiptarë, që frerin e kanë në gojë nga prijësi i kësaj partie, nuk i lejoi që 27 vite ta shohin as në ëndërr komunën e plotë të Tuzit, e as t’ia tregojnë popullit të vet. As subjektet e tjera që u formuan më vonë, edhe pse trumbetonin sikur po mbronin të drejtat legjitime te popullit të vet, e në fakt qenë dhe mbetën satelitë të PDS-së, apo që janë vetëm pjesë e PDS-së që flasin shqip, per asgjë nuk u dalluan nga partia “qytetare”.
Satelitët e PDS-së edhe sot si shqipfolës po trumbetojnë për jetësimin e statusit te Malësisë.
Zoti Dukoviq (Dukaj) përmes mashtrimit, tanime pompoz se partia e tij po rregullon statusin e kryeqytetit, Podgoricës, në këtë fatlumesi po shpreson se do të “mashtrojë” partinë që Tuzin ta heq nga përberja statutare dhe se kështu, si deri më tani, do t’i mashtrojë malesorët me statusin e radhes si komun urbane, apo “nderurbane” ose “metro” komunë që do t’i kënaq malesoret vetëm në ëndërr.
Në anën tjetër hyzmetqarët e pushtetit janë “stoik” në medimet e veta kur përmendin të ardhmën e Malësisë. Ata nuk mund të marrin vendim për këtë çështje jetike për malësoret, se si pyet kush për asgjë, se Tuzi në maj të këtij viti do të jetë komunë e plotë, siç janë Petnica apo katudni komunë Gucia.
Po harrojnë këta “burra” se populli i stërmashtruar i Malësisë nuk u beson më. Eshtë mbushur thesi me mashtrime e lajka.
Ky i fundit, zoti Gjeloshaj thote se do ta bëjë komunën e Tuzit edhe pa “vullnetin” e popullit, pra pa referendum. Nuk e hanë më Malesorët shalqinin për kungull zotëri.
Tuzi duhet te jetë komunë e plotë në gjithë territorin e saj, Komuna e Malesise me qendren administrative ne Tuz.
Populli i Malësisë e do komunen që i takon, e jo të falur. E falura mund te merret nga i zoti, posa ai t’i bie pishman.
Në Rozhajë, më 22 mars 2017
Ali Daci