Në deklaratat e djeshme të Gjeloshaj dhe Dukoviq, rreth statutit të Komunes në të perditshmen “DAN”, ka reaguar funkisonari i LDSH-së, Nikollë Camaj.
Camaj ka deklaruar, se e vërteta mund të jenë vetem një dhe nëse e kemi parasysh të kaluarën perplot me mashtrime të PDS-së, ka gjasa se në të drejtë është Dukoviq, i cili ka deklaruar se i angazhimi i vetem politik sa i përket statusit të Tuzit është puna në perfundiminin e Statutit të Kryeqytetit kurse Gjeloshaj, për Komunën e pavarun qëndrime këto që bjen ndesh me njëra tjetren.
Camaj theksoi se në çdo rast me shumë do ta gëzonte Deklarata e Gjeloshaj për Komunë të plotë sesa pohimi i Dukoviq për Komune në kuader të kryeqytetit, prandaj qytetaret me të drejtë pyesin cili këtu nuk e flet të verteten Dukoviq apo Gjeloshaj. Ajo që rrit dyshimin në pohimet e Gjeloshaj se do kemi Komunë të pavarun është edhe fakti se Kryetari i ASH-së, merr pjesë në Komisionin për hartimin e Statutit të Komunes së kryeqytetit, kurse funksionari i ASH-së, Gjeloshaj deklaron se behet fjalë vetem për propozim të projektit dhe se a do të miratohet dhe kur, nga Parlamenti mbetet të shihet.
Ndërkaq Dukoviq, sa i perket kësaj është me i kujdesshem dhe thotë të shohim njëher çka do të miratohet dhe vetem atëherë të shohim se çfarë do të punojmë. Prandaj koha shumë shpejtë kalon kurse afatet për realizimin e marrveshjes së tyre po afrohet.
Na mbetet të shohim se kush do të jenë në të drejtë Dukoviq apo Gjeloshaj. Koha do ta deshmojë edhe kush flet fraza të kota populiste dhe kush mbron dinjitetin dhe integritetin e Malësisë deklaroi Camaj.
Albert Camaj