PD: Cungu e ka fyer dhe nënçmuar Presidentin Nishani, për shkak të këtij skandali Cungu mban pergjegjësi politike dhe morale

Partia Demokratike, si parti nacionale, e ka mbështetur propozimin e kryetarit aktual të Komunës së Ulqinit dhe liderit të Forcës Nazif Cungu që Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani të shpallet Qytetar Nderi i Ulqinit. Këtë e kemi deklaruar megjithëse që atëherë e kemi ditur se bëhet fjalë për veprim politik dhe të pasinqertë, të ndërmarrë nga inati .

Tani kur është e qartë se z. Nishani nuk do të jetë Qytetar Nderi i komunës tonë, Cungu ngre supet dhe përpiqet të fshihet – pas procedurës. 

Por kjo nuk do të jetë e mundur. Sepse, Cungu e ka ditur procedurën, nuk ka konsultuar askënd, ka bërë çdo gjë fshehurazi, prandaj e gjithë përgjegjësia për këtë turp i përket atij. Ekziston mundësia që Cungu deri më 1 prill të sjellë vetë vendimin që z. Nishani ta shpallë Qytetar Nderi. Megjithëse, duke ditur se bëhet fjalë për personin që më të ëmbël ka kolltukun e tij dhe interesin e tij personal se integritetin e Presidentit të Shqipërisë, jemi të sigurt se ai nuk do ta bëjë këtë. 

Besojmë se në këtë mënyrë, si lideri i Forcës, askush nuk e ka fyer e nënçmuar institucioni dhe presidentin z. Nishani, edhe atë në fund të mandatit të këtij njeriu të ndershëm. 

Për shkak të këtij skandali Cungu mban pergjegjësi politike dhe morale.