Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi , si dhe deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vëndosur” ( FORCA-UDSH, ASH), Genci Nimanbegu, në seancën e djeshme të Kuvendit të MZ, i bëri pyetje ministrit të komunikacionit Osman Nurkoviq, se pse po vonohet me procedurën për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë, e cila ka një rëndësi të madhe ekonomike për banorët e Ulqinit.
Nurkoviq, u arsyetua se procedurat janë tepër të ngatërruara në ligjin për prokurimet publike, i cili lëjon ankesa shpesh të panevojshme dhe për këtë zvarriten fillimet e punimeve.
Nimanbegu, e falenderoi ministrin për përgjigje, mirpo sa u vërejtë nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e dhënë. Nimambegu, poashtu hodhi dyshime se përveç ligjit për prokurime publike, ekzistojnë edhe paqartësi tjera të konsiderueshme.
“Si ka mundësi që procedura për ndërtimin 7 akseve të rrugës Cetinjë-Budva zgjatë disa muaj, kurse për një aks Ulqin – Krythë nuk mjaftojnë as 3 vite e gjysëm?”, shprehi dyshimin Nimanbegu.
Nurkoviq, theksoi se Komisioni për ankesa që është duke shqyrtuar këtë çështje, beson se do të sjellë vendim pozitiv dhe kështu do ti japë fund njëherë e mirë kësaj punë.
Në fund; si do të reagojnë për këtë çështje partnerët e Nimabegut, mbetet të shihet!