Siç mësojmë jozyrtarisht, është arritur marrëveshje në mes partive shqiptare dhe DPS-së për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas kësaj marrëveshje do të zhvillohen në muajin nëntor.
Takimi në mes të subjekteve politike shqiptare dhe DPS-së është zhvilluar gjatë fundjavës.
Nuk është ende e njohur se cilat parti shqiptare janë pjesë e kësaj marrëveshje, ndërkaq nga Klubi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike në Kuvendin e KU Tuz E kanë mohuar se ishin pjesë e marrëveshjes apo takimit të zhvilluar.
“Lidhur me iniciativën për shkurtimin e mandatit do të prononcohemi kur t’i vijë radha, kurse kësaj here, vetem po përgënjeshtrojmë, si të pasaktë, pjesën e informatës që flet për “partitë shqiptare”, sepse partia më e madhe shqiptare, dhe e vetme opozitare në Tuz, nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, e as e takimit”, shkruan në reagimin e klubit të LD-së.
“Pra paskemi marrëveshjen e satilëtve të PDS-së, të cilët me këtë vetëm duan përsëri të sjellin huti mbi gjoja unifikimin e subjektit nacional, të cilin mu ata nuk e dëshirojmë, por intezivisht e pengojnë, me këso deklaratash të pamatura dhe të pasakta. Kjo marrëveshje dëshmon se edhe në Tuz do të vazhdohet me ekperimentin e Ulqinit, tashmë të dështuar, dhe se PDS-ja synon që Tuzin ta ketë për bastion të fundit”, përfundon reagimi i Klubit të këshilltarëve të LD-së në KK të Tuzit. /MALESIA.ORG/